Festat e fundvitit, Durrësi pret një tjetër fluks turistësh dhe vizitorësh

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 15:26 | Aktualitet
Festat e fundvitit, Durrësi pret një tjetër fluks turistësh

Durrësi këtë fundvit pritet të konkurrojë Korçën, përsa i takon rezervimeve për festat e fundvitit, Krishtlindja dhe Viti i Ri. Por ndryshe nga Korça ku vizitorët janë kryesisht nga vendi, në Durrës këtë fundvit pritet të ketë fluks turistësh të huaj.

Administratorët e resorteve dhe hoteleve shprehen të kënaqur, ndërsa rezervimet kanë shkuar në masën 80 për qind të kapaciteteve të tyre.

Këtë fundvit edhe porti i Durrësit pritet të ketë një fluks të konsiderueshëm, ose një sezon të vogël veror. Sipas autoriteteve portuale, biletat në ardhje në Durrës në datat para festave dhe ditët e para të janarit janë të gjitha të prenotuara.

Sipas parashikimeve, pritet që këtë fundvit në portin e Durrësit të vijnë minimalisht mbi 20 mijë persona me tragetet e linjave me Italinë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi