Rriten rastet me grip, piku i infektimeve pas festave, virozat dominojnë Covid-19

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 15:29 | Aktualitet
Rriten rastet me grip, piku i infektimeve pas festave, virozat dominojnë

Rikthehet qarkullimi intensiv i gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore. Pas tri vitesh pandemi gripi po dominon ndaj mutacioneve tëCOvid-19. Epidemiologët flasin për raste të shtuara veçanërisht tek fëmijët dhe tek të moshuarit. Janari dhe shkurti do të shënojnë kulmin e infektimeve nga virusi i gripit, madje dhe mbivendosje të tij me Covid-19.

Megjithatë nuk pritet  ndonjë situatë e pazakontë nga virozat e stinës Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik flet për dy nëntipe të gripit në qarkullim.

 Ah1N1 dhe AH3, me shenja klinike thuajse të ngjashme, por që po  rritin sëmundshmërinë në popullatë, madje dhe komplikacionet.

Një tjetër alarm për shëndetësinë në këtë periudhë është  virusi respirator sinsincial, i cili shkakton komplikacione më të rënda se gripi.

Epidemiologët presin një rritje të infektimeve nga gripi pas festave të fundvitit. Bino këshillon popullatën për kryerjen e vaksinës së gripit por edhe dozën e adaptuar anti-Covid për të shmanguar komplikacionet nga këto sëmundje dhe mbivendosjet e dy viruseve njëkohësisht.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi