Gara për SPAK, Yuri Kim ndjek procesin nga afër

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 14:24 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është parë në godinën e Polit të Drejtësisë, ku po zhvillohen intervistat me 3 kandidatët që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK. Dy ditë para zgjedhjes, Kim lëshoi një tjetër mesazh duke theksuar se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të ndikuar në hetime.

“Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura. Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë dhe favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”, shkruan Yuri Kim.

Më tej, ambasadorja theksoi se reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. “SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Në garë për kreun e SPAK janë tre prokurorë, Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili, të cilët do të pasojnë Arben Krajën në këtë detyrë.

https://a2news.com/2022/12/14/kreu-i-ri-i-spak-reagon-yuri-kim-pa-frike-dhe-pa-favore-monitorojme-procesin/
https://a2news.com/2022/12/16/berisha-me-akuza-te-forta-beteje-e-turpshme-mes-rames-dhe-kim-per-spak-un/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024