
Nisma për amnistinë fiskale është elektorale dhe nuk do të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit.
I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Zef Preçi sipas të cilit informaliteti i lartë në vend do ta bënte ligjin të pazbatueshëm, ndërsa përfituesit e vetëm sipas tij do të jenë të gjithë subjektet që kanë ngritur pasurinë në rrugë jo ligjore.
Për ish-zëvendësministrin e Financave, Elton Haxhi, drafti i amnistisë fiskale ka nevojë për përmirësime, veçanërisht në drejtim të kategorive përfituese. Ligji shton ai, duhet të shoqërohet edhe me udhëzime të detajuara për zbatimin e plotë të tij.
Sipas ekspertëve, zbatimi i amnistisë fiskale që është parashikuar të zgjasë për një periudhë 1-vjeçare duhet të shoqërohet me një konsensus politik mes palëve. (A2 Televizion)