Makina rrëshqet në akull, shoferi hidhet për të shpëtuar

Nga A2 CNN
7 Janar 2025, 09:39 | Kapur në kamera

Duket si një skenë nga një film aksion, shoferi hidhet nga makina pasi humbet kontrollin në rrugën e akullt. Ngjarja ndodhi të shtunën në Kansas City. Duke parë që makina po dilte nga rruga, shoferi shihet teksa hidhet jashtë. Fatmirësisht shoferi nuk pësoi dëme, ndërsa tha për mediat lokale se nuk e kishte ngarë kurrë makinën në kushte të tilla moti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos