Izet Shulku, i njohur në rrjetet sociale si “Tarzani i Dibrës”, tregoi takimin e tij me arushën në malin e Korabit.
Në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, “Tarzani” u shpreh: “Po ta shikosh në video, arusha ishte shumë agresive. Ajo nuhati erën e njeriut dhe iu ngritën qimet lart. Kur bëri hapat e para drejt meje, u acarua edhe më shumë. Por, më shumë u frikësova kur hasa një arushë tjetër, më poshtë, e cila ishte me këlysh. Kisha hallin se isha me familjen aty, se vetë e kemi aftësinë për t’u shmangur”.
Sipas tij, nëse përballesh me një ari, nuk duhet ta ngacmosh.
“Po ta vini re në video, unë kam folur edhe me zë të ulët. Arusha na nuhati dhe kur pa që ishin disa njerëz, u largua”, tha Izet Shulku. (A2 Televizion)