Miratimi i një diete vegane ose vegjetariane do të ndihmonte në parandalimin e rrezikut të infektimit me Covid. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në “BMJ Nutrition, Prevention and Health”, i cili përfshiu pak më shumë se 700 pjesëmarrës jo vegjetearinë dhe vegjetarianë ose veganë, në përpjekje për të kuptuar nëse dieta e tyre ndikonte në rrezikun e tyre për t'u sëmurë me Covid. Edhe pse rezultatet janë në favor të një diete me bazë bimore, ka ekspertë që nuk janë aspak të bindur se shmangia e mishit na mbron nga rreziku i infektimit.
Ekipi përfshiu 702 brazilianë të rritur midis marsit dhe korrikut 2022 dhe i ndau në dy grupe: ata që hanin gjithçka (424 persona) dhe ata që hanin një dietë kryesisht me bazë bimore (278 persona). Grupi i dytë më pas u nda në dy kategori: fleksitarianët (ata që hanë mish në mënyrë sporadike) dhe vegjetarianët/veganët. Nga të gjithë 702 vullnetarët, 330 u kontraktuan me Covid, 224 me simptoma të lehta dhe 106 me simptoma të moderuara.
Të dhënat treguan se ishin kryesisht jo vegjetarianët ata që u sëmurën (52% kundrejt 40% të grupit tjetër, të cilët më shpesh raportuan simptoma të moderuara (18% kundrejt 11%). Ata që nuk hanin mish ishin përgjithësisht më të shëndetshëm, bënin më shumë aktivitet fizik, ishin më rrallë obezë dhe më pak të prekur nga patologjitë e mëparshme, të gjithë faktorët të cilët rrisin rrezikun e infektimit me Covid në një formë më serioze. Studimi arriti në përfundimin se ata që adoptojnë një dietë me bazë bimore kanë 39% më pak gjasa të infektohen sesa jo vegjetarianët
Megjithatë, disa ekspertë nuk pajtohen me atë që është zbuluar: "Të thuash se dietat me bazë bimore parandalojnë infeksionin me koronavirus është e parakohshme dhe e pajustifikuar", komenton Gavin Steëart nga Universiteti i Neëcastle, duke nënvizuar gjithashtu numrin e vogël të pjesëmarrësve në hulumtim dhe natyrën e mbikëqyrjes. Ajo që u zbulua bie ndesh edhe me rezultatet e studimeve të tjera, të cilat nxjerrin në pah se si disa lëndë ushqyese të rëndësishme që ndihmojnë në luftimin e Covid-it janë më të lehta për t'u marrë nga një dietë e gjithëpërfshirëse.
Një aspekt tjetër që duhet mbajtur parasysh kur shikoni rezultatet e studimit është se të dhënat e mbledhura bazohen në atë që është raportuar nga vetë vullnetarët, dhe për këtë arsye mund të mos jenë të sakta. Disa pjesëmarrës mund të jenë infektuar me Covid në mënyrë asimptomatike, dikush tjetër mund të ketë gënjyer në lidhje me zakonet e të ngrënit.
Pavarësisht nga Covid, ka disa arsye pse ulja e konsumit të mishit është një ide e shkëlqyer, jo vetëm për shëndetin tonë, por edhe për atë të mjedisit dhe së fundi, për dashurinë ndaj kafshëve. (A2 Televizion)