Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e mundur?

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 09:06 | Lifestyle

Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në

Adhuruesit e misterit dhe teorive të konspiracionit janë gjithmonë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shumë paraqesin prova të “udhëtimit në kohë” dhe situatave të tjera të pamundura. Pas "vajzës me celular" të përjetësuar në një kanavacë të shekullit të 19-të dhe dinosaurëve të pranishëm në një pikturë të shekullit të 17-të (edhe pse zbulimi i tyre daton dy shekuj më vonë), një klasik i mrekullueshëm i këtij lloji misteri është rikthyer së fundmi në modë. Bëhet fjalë për astronautin e Salamankës në Spanjë.

Nëse ju ndodh që të vizitoni Katedralen Nueva në Salamanca të Spanjës, mund të habiteni të vëzhgoni, midis dekoreve gotike të Puerta de Ramos (në njërën anë të ndërtesës), praninë e statujës së një astronauti të plotë; me helmetë, kostum presioni dhe tub oksigjeni. Por si ka mundësi që në vitin 1500, kur u ndërtua katedralja, dikush mund të imagjinonte me kaq saktësi pajisjet e nevojshme për një udhëtim në hapësirë? Apo ishte kjo ndoshta për shkak të ndonjë dore "aliene", e pranishme në planetin tonë në atë kohë, e cila donte të na tregonte një pamje paraprake të teknologjive që ne do t'i dinim vetëm shekuj më vonë?

Nuk mungojnë përkrahësit e kësaj hipoteze, sipas së cilës ai astronaut i skalitur mes dekoreve të Katedrales Nueva të Salamankës është prova më e fundit dhe më pak e njohur se në të kaluarën Toka është vizituar disa herë nga qenie nga hapësira.

Këto janë padyshim hipoteza magjepsëse, por fatkeqësisht edhe në këtë rast ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Statuja e Salamankës me të vërtetë përfaqëson një astronaut të ditëve moderne, por ajo nuk ka të bëjë fare me dekorimet origjinale të katedrales. Kur filloi restaurimi i Puerta de Ramos në vitet 1980, u vendos që gjithashtu të liheshin të ngulitura në gur disa kujtime të shekullit tonë. Kështu, aty ku dekorimet e pasura të shekullit të 16-të kishin humbur në mënyrë të pariparueshme, u vendos që të futeshin figura të tjera domethënëse, si rrëqebulli iberik, në rrezik zhdukjeje, lejleku, dhe një astronaut i vërtetë, si një simbol i epokës moderne të hapësirës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë