Mirësevjen dimër! Siberianët zhyten në liqenin e ngrirë në temperatura -5 gradë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 11:37 | Lifestyle

Siberianët, të mësuar që në fëmijëri me të ftohtin e acartë, kanë mirëpritur zyrtarisht ardhjen e dimrit, me një zhytje në ujërat e akullt.

Banorët marrin pjesë çdo vit në këtë zhytje për të mirëpritur dimrin, duke notuar në ujërat deri në -5 gradë celsius dhe kjo, sipas tyre, i ndihmon për të përballuar stinën e ftohtë, që premton shumë shpejt të shënojë -20 apo -30 gradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos