Nëse i lani flokët një herë në javë nuk është një ide e mirë...zbuloni pse

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 13:59 | Lifestyle

Nëse i lani flokët një herë në javë nuk

Nuk ka asnjë rregull universal për përcaktimin e shpeshtësisë së saktë të larjes për të gjitha llojet e flokëve, sepse duhet të merret parasysh edhe vendi ku jetoni apo mënyra e jetesës. 

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe klima, përdorimi i makinës, sportet, cilësia e ujit. 

Megjithatë, edhe kur flokët janë të thatë dhe në dukje të pastër për disa ditë, duhet t'i lani të paktën dy herë në javë për të hequr çdo mbetje që mund të grumbullohet në lëkurën e kokës.

Ky është rezultati i një studimi të fundit të publikuar në “Jenny Gr”. Pra nëse i lani flokët një herë në javë, duhet ta dini se nuk është edhe aq ide e mirë, prandaj do duhet ta ndryshoni këtë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos