Një i paftuar i rrezikshëm prish drekën e çiftit në restorant

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 17:14 | Lifestyle

Një i paftuar i rrezikshëm prish drekën e çiftit në

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një restorant në Nuevo León të Meksikës, kur një ari u shfaq papritur dhe ndërpreu drekën e një çifti. Ngjarja, e cila është regjistruar në video dhe është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin kur ariu i afrohet çifti të ulur në tavolinë. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është që gruaja mbeti e qetë dhe nuk bëri asnjë lëvizje, në përpjekje për të mos e provokuar.

Gjithçka merr një kthesë kur kafsha e godet gruan në fytyrë, por fatmirësisht pa pasoja serioze, shkruan A2.

Në skenë shihen edhe dy punonjës të hotelit, të cilët përpiqen të largojnë ariun nga klientët. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën në këtë zonë të Meksikës, ku i fundit ishte vetëm një javë më parë. Ariu u fut në një shtëpi, por dhe në atë rast nuk lëndoi asnjë person.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos