Një ishull i gjithi i juaji për vetëm 125 mijë paund

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 14:04 | Lifestyle

Një ishull i gjithi i juaji për vetëm 125 mijë paund

Një ishull i vogël në Skoci, i cili shtrihet në një sipërfaqe rreth 10 hektarë dhe “vizitohet” shpesh nga vidra dhe foka, ka dalë në shitje për 125 mijë paunde.

Eilean Loch Oscair është një ishull i pabanuar, i vendosur në bregun perëndimor të Skocisë, ku mund të zhvillohet blegtoria apo peshkimi.

Ishulli ndodhet në një nga zonat më pak të eksploruara të bregut perëndimor dhe është më lehtë i arritshëm nga ishulli fqinj Lismore, që ndodhet 10 milje larg dhe ka një popullsi rreth 180 banorë.

Një ishull i gjithi i juaji për vetëm 125 mijë paund

Ishulli ka tërhequr vëmendjen e shumë blerësve të mundshëm, përfshirë ata që janë të interesuar për mundësi ndërtimi, ndonëse një aplikim për të ndërtuar një shtëpi pushimi dhe infrastrukturë mbështetëse u refuzua më 2022 për shkak të dëmtimit të mundshëm të peizazhit. Megjithatë, mundësia për propozime të tjera mbetet e hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos