Si asnjëherë më parë, Rihanna del në publik me flokët natyrale

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 13:46 | Lifestyle

Si asnjëherë më parë, Rihanna bëri një paraqitje të rrallë publike me flokët e saj natyralë. Miliarderja 36-vjeçare, sipërmarrësja dhe ylli i muzikës, bëri një shëtitje në Nju-Jork ku tregoi flokët e saj biondë, të shkurtër dhe kaçurrela.

Superylli kishte veshur një kanotiere me dekolte të theksuar dhe sipër e kishte kombinuar me një pallto ngjyrë kafe.

Pak ditë më parë, konkretisht më 4 qershor, Rihanna prezantoi sipërmarrjen e saj më të re të biznesit, linjën e produkteve të flokëve të quajtur "Fenty Hair". Në një video promovuese, Rihanna ndau një sërë fotosh të saj në stile krejtësisht të ndryshme ndër vite.

“Flokët kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishme. Është një mënyrë për vetëshprehje, kreativitet. Ndjehem sikur ata kanë qenë gjithashtu shënues të evolucionit dhe rritjes sime ndër vite”, thotë ai në video.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu