Më shumë se 1 mijë persona janë zhytur në Detin e Veriut nudo këtë mëngjes sapo dielli ka lindur në Northumberland të Anglisë.
Ky organizim ka pasur për synim mbledhjen e parave për bamirësi. Rreth 1200 persona kaluan natën në gjirin e Druridge në çadra, ndërsa me daljen e diellit të gjithë u zhytën të zhveshur në ujërat e ftohta, shkruan A2.
“Ishte viti i katërt me radhë që vij këtu për kauzën e rëndësishme. Ishte e shkëlqyer, e mrekullueshme. Lindja e diellit ishte e mahnitshme”, tha Sherrill Bacchus, 46 vjeç, që udhëtoi për disa orë për të arritur aty.
Ndërkohë, Lee Walker, në rolin e koordinatores, ka bërë të ditur se deri tani janë mbledhur 140 mijë paunde. (A2 Televizion)