Shfaqja e Victoria Beckham në Javën e Modës në Paris u ndërpre nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët iu bashkuan modeleve të saj në pasarelë. Grupi People for Ethical Treatment of Animals (Peta) tha se ishte një protestë kundër përdorimit të lëkurës së kafshëve në industrinë e modës. Demonstruesit mbanin bluza që shkruanin "Kafshët nuk janë pëlhurë".
Presidentja evropiane e Peta-s, Mimi Bekhechi tha: "Ne po i bëjmë thirrje Victoria Beckham-it që në vend të lëkurës së kafshëve t'i drejtohet risive eko-miqësore që janë sot të disponueshme, të tilla si lëkura e cilësisë së lartë e bërë nga mollë, rrush, ananas, kërpudha dhe më shumë."
Aktivistët nga organizata bamirëse për të drejtat e kafshëve Peta janë të njohur për protestat e tyre dhe demonstrojnë rregullisht në shfaqjet globale të modës - duke përfshirë në Nju Jork, Londër dhe tashmë Milano.
(A2 Televizion)