Kane i mbuluar dhe Bianka “e zhveshur”, çifti kontrovers sërish në vëmendje

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 13:54 | Showbiz

Kostumi një copë ngjyrë kafe e verdhë e bashkëshortes së reperit të njohur, as nuk u përpoq të fshihte bustin e saj.

Dyshja kontroverse, Kanye West dhe Bianca Censori kanë tërhequr sërish vëmendjen me stilin më shumë sesa ekstravagant të veshjes.

Reperi është mbuluar thuajse i gjithi me pardesynë dhe maskën e bardhë, ndërsa modelja ka zbuluar thuajse të gjitha asetet gjatë natës së tyre në Paris.

E vemtja risi në pamjen e Bianca gjatë sfilatës për markën e modës “Prototypes” ishte ngjyra rozë e flokëve dhe modeli “i shkatërruar” i tyre, pasi veshja transparente nuk përbën më risi për fansat e çiftit.

Kjo pasi shëtitjet gjysmë të zhveshura në qytet dhe streçet ngjyrë lëkure janë pjesë e stilit të saj të përditshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos