Kate Middleton nuk mund të rishfaqet në publik deri në vitin 2025

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 16:01 | Showbiz

Kate Middleton nuk mund të rishfaqet në publik deri në vitin 2025

Në fillim të këtij viti, pasi njoftoi se Kate Middleton i ishte nënshtruar një operacioni të planifikuar në bark, Buckingham Palace tha se princesha do të kthehej në detyrat publike pas Pashkëve.

Pas diagnozës së saj të kancerit, e njoftuar me një video në rrjetet sociale më 22 mars, angazhimet zyrtare të Kate janë lënë në pritje, ndërsa ajo i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese.

Tani, sipas thashethemeve të fundit, duket se Princesha e Uellsit mund të mos shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit.

Një burim mbretëror shpjegoi: "Shumë njerëz janë të përfshirë në planifikimin e angazhimeve të princeshës dhe ata duhet të dinë disa gjëra paraprakisht."

“Më kanë thënë se ditari i Kate është bosh për këtë vit. Nuk ka asgjë të planifikuar”, tha burimi, duke shtuar: “ Ajo mund të mos shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit ”.

Një tjetër burim pranë pallatit shpjegoi gjithashtu se Kate Middleton po i jep përparësi shëndetit të saj mendor.

"Gjëja kryesore për të tani është të shmangë çdo lloj stresi apo ankthi dhe të vazhdojë me detyrën e përmirësimit. Sapo të mbarojë shkolla e fëmijëve të tyre ata do të shkojnë në Sandringham për t'u çlodhur,” shtoi burimi.

Për më tepër, sipas thashethemeve, Kate Middleton preferon të mbështetet dhe t'i besojë familjes së saj sesa rrethit të saj të miqve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos