"Më drogoi në hotel”, akuza të reja ndaj reperit Sean Combs: Pas dhunës, humba kontrollin!

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 15:43 | Showbiz

Akuzat ndaj reperit të njohur, Shon Kombs, nuk kanë të ndalur. Kristal Mckinney është denoncuesja e radhës e cila kujton mënyrën se si u njoh me reperin Shon Koms.

Në eventin e javës së modës në vitin 2003 në Manhattan, denoncuesja thotë se, Diddi e drogoi dhe e dhunoi seksualisht. Kristal Mckinney, tha se Shon Kombs i premtoi asaj ta ndihmojë në karrierën si modele dhe këngëtare.

Ai i kërkoi asaj të vinte tek studioja vonë në mbrëmje. Pasi i dha të konsumonte marijuanë e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale. Ajo tha më vonë, se kishte humbur kontrollin dhe u largua me një taksi.

Kjo është ajo që ndodh me viktimat e dhunës seksuale. Jeta e tyre është e varur nga dikush. Depresioni dhe vetëfajësimi dhe tentative për vetëvrasje, siç e kemi parë në këtë rast është për fat të keq shumë e njohur, dhe është tragjike”.

Denoncimi i Mckinney vjen disa ditë pasi CNN publikoi videon në të cilën reperi Shon Kombs, godeth dhe poshtëron bashkëjetuesen e tij, Kesie Ventura në një hotel.

Ky sulm u denoncua vitin e kaluar nga Ventura. Ventura tha se, Kombs e dhunoi dhe e përdhunoi atë disa herë. Më pas ushtroi dhunë psikologjike.

Avokatët e Shon Kombs, deklaratat e akuzueses nuk janë pranuar si fakte në gjykatë. Por pasi CNN publikoi videon, reperi Diddi, dha këtë mesazh video.

“Nuk ka asnjë justifikim. Sjellja ime në video ishte e papranueshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në këtë video. Është e pahijshme”, u shpreh Sean Diddy Combs, këngëtar.

Pasi dhuna e Diddit në Hotel u publikua, Misa Hylton, e ëma e fëmijës së vogël të reperit, shkroi në Instagram për dhunën ndaj Venturas.

“E di ekzaktësisht se si ndjehet ajo. Dhe nëpërmjet empatisë sime më ka risjellë në kujtesë traumat që unë kam kaluar, citoi ajo.

Denoncimi i Kristal Mckinneey është rasti i shtatë me të cilën është përballur reperi i famshëm, Shon Kombs. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos