Lista e të akuzuarve në vazhdën e skandalit Weinstein po zgjerohet dhe këtë herë në shënjestër ishte magjistari i famshëm David Copperfield. Ai është akuzuar nga ish-modelja, Brittney Lewis, e cila e akuzoi atë për drogë dhe sulm seksual ndaj saj në vitin 1988, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.
Brittney tha për “TheWrap” se incidenti i supozuar ndodhi pas konkursit të modelimit 'Look of the Year' të Elite Model Management në Japoni, ku Copperfield ishte anëtar jurie. Magjistari dyshohet se e ftoi vajzën në një nga shfaqjet e tij në Kaliforni, dhe pas shfaqjes ata shkuan duke pirë në një lokal, ku ajo pretendon se ai e drogoi dhe më pas e kishte sulmuar seksualisht.
Pak orë para se të dilte lajmi, Copperfield shkroi një mesazh në Twitter duke u kërkuar fansave "të mos bëjnë gjykime të menjëhershme", por duke theksuar rëndësinë e lëvizjes #Metoo. “Gjithmonë dëgjoni dhe shqyrtoni gjithçka me kujdes, por ju lutemi mos bëni gjykime të menjëhershme”, shkroi ai në Twitter. Më pas, ai kujtoi se si ndihej të ishe "i akuzuar në mënyrë të rreme publikisht në të kaluarën" me "jetën tënde dhe të familjes tënde të kthyer përmbys".
Në vitin 2007 Copperfield u akuzua për sulm seksual nga ish-mbretëresha e bukurisë Lacey Carroll, por çështja u pushua dhe ajo hoqi dorë nga padia. Carroll më vonë u akuzua për prostitucion dhe akuza të rreme ndaj një tjetër burri për sulm seksual.
(A2 Televizion)