Yjet e Hip Hop-it në muze, nga Asap Rocky te Nicki Minaj, ekspozohen bizhuteritë e shtrenjta të artistëve

Nga A2 CNN
9 Maj 2024, 11:25 | Showbiz

Yjet e Hip Hop-it në muze, nga Asap Rocky te Nicki Minaj, ekspozohen

Në Nju Jork hapet një muze i veçantë pikërisht në prag të 50-vjetorit të rrymës muzikore të hip-hopit. Quhet "historia e bizhuterive të hip hop" dhe atje gjenden aksesorë të shtrenjtë të artistëve me famë si Shante, Asap Roki apo Niki Minazh.

Kurora e Slick Rick dhe mbulesa e syrit, varësja e A$AP Rocky dhe varësja Barbie e Nicki Minaj janë vetëm disa nga bizhuteritë hip-hop që vizitorët në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork do të mund të shohin.

Yjet e Hip Hop-it në muze, nga Asap Rocky te Nicki Minaj, ekspozohen

Reperja e njohur Shante ka vizituar këtë muze duke u shprehur se dëshiron gjithçka që aty. Vetë artistja legjendare e hip hopit amerikan ka një unazë që shfaqet në këtë ekspozitë.

"Kjo është një pjesë e pabesueshme e historisë për mua dhe më pëlqen", është shprehur ajo.

Yjet e Hip Hop-it në muze, nga Asap Rocky te Nicki Minaj, ekspozohen

Kuratorja dhe ideatorja e ekspozitës që mban emrin "Ice Cold: historia e bizhuterive të Hip Hop", Vikki Tobak, thotë se mbledhja e sendeve të çmuara ishte sfidë. Ajo rrëfen se gjithçka varej nga marrëdhënia me të gjithë artistët, pasi disa nga bizhuteritë ata i mbajnë ende për të performuar. 

"Shumë nga bizhuteritë janë vërtet të rralla dhe nuk janë parë kurrë më parë në një muze", thotë Vikki.

Yjet e Hip Hop-it në muze, nga Asap Rocky te Nicki Minaj, ekspozohen

Për Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, nuk ishte i pari që priti një ekspozitë bizhuterish, por i pari që shfaqi ato të hip-hop. Drejtori i këtij muzeu Shon Dekatur, thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për ekspozimin e veprave shumë të bukura të bizhuterive që kanë gurë të çmuar të mrekullueshëm. Ai shton se ekspozita është rregulluar në mënyrë të tillë që të tregojë historinë e hip hopit, pikërisht në prag të 50-vjetorit të kësaj rryme muzikore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos