Tensione gjatë provës së Izraelit në Eurovizion, publiku brohoret "Palestinë e lirë"!

Nga A2 CNN
9 Maj 2024, 15:39 | Showbiz

Tensione gjatë provës së Izraelit në Eurovizion, publiku

Prova e përfaqësueses së Izraelit, Eden Golan për gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit nuk mori reagimet më të mira dhe pozitive.

Këngëtarja, e cila sonte do të garojë e 14-ta me këngën 'Uragan', mori brohoritje të forta, ku shumë nga publiku brohorisnin sloganin 'Palestinë e lirë'.

Të bërtiturat nuk pushuan aspak gjatë provës së saj. Në të njëjtën kohë, u ngritën flamuj dhe simbole pro Palestinës, të cilat janë ndaluar nga autoriteti organizator EBU.

Parashikimet e deritanishme tregojnë se Izraeli jo vetëm që do të kalojë në finalen e madhe të së shtunës, por është edhe në dhjetëshen e parë të finales. Kënga "Hurricane" është një baladë që tregon historinë e një gruaje që po përjeton një krizë personale.

A2 CNN Livestream

Latest Videos