Prag nata finale e Eurovizion 2024, përjashtohet holandezi Joost Klein, pretendent për të fituar

Nga Denisa Pasholli
11 Maj 2024, 14:35 | Showbiz

Artisti holandez, Joost Klein, nuk do të marrë pjesë sonte në finalen festivalit të muzikës, Eurovizion 2024. Organizatorët e eventit bënë të ditur se përfaqësuesi i Holandës, Joost Klein është marrë në pyetje nga policia suedeze, pasi dyshohet se ka kërcënuar një anëtare të ekipit të Eurovizionit, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur.

Por në njoftimin zyrtar sqarohet se: “Policia suedeze ka hetuar ankesën e bërë nga një grua që është pjesë e produksionit. Nuk do të ishte e udhës që ai të vazhdonte garën. Dëshirojmë të sqarojmë se ky incident nuk ka përfshirë asnjë artist tjetër, ose anëtar të delegacionit. Ne kemi 0 tolerancë nga sjelljet e papërshtatshme në Festival dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë stafin”, njoftuan organizatorët.

Gjithsesi fansat e holandezit, qëndrojnë jashtë në pritje në sallën e Malmos, ku pritet të mbahet finalja, në pritje të vendimit zyrtar, ndonëse duket se shanse që artisti të performojë në skenë, nuk ka. Kënga e 26-vjeçarit, një nga pretendentët për të fituar këtë vit, nën titullin “Euro-papa” do të mungojë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli