60-vjeçarja që fitoi Miss Buenos Aires dhe revolucionarizoi spektaklin e Miss Universe

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 16:04 | Showbiz

Një 60-vjeçare argjentinase ka surprizuar botën e spektakleve, pasi është shpallur mbretëresha e bukurisë në kryeqytetin e vendit, Buenos Aires.

Në prill Alejandra Rodriguez u bë e famshme pasi u kurorëzua Miss Buenos Aires, duke u bërë 60-vjeçarja e parë që fitonte një konkurs të organizuar nga Miss Universe.

Edhe pse nuk ia doli që të përsëriste të njëjtin triumf të shtunën për t'u bërë Mis Argjentina dhe për të fituar të drejtën për të përfaqësuar vendin e saj në konkursin Miss Universe, Alejandra fitoi çmimin "imazhi më i mirë" dhe për të ky është fillimi i një ndryshimi në mënyrën se si perceptohet bukuria.

Miss Universe mund të ketë marrë fund, por ajo thotë se udhëtimi i saj i jashtëzakonshëm është "hapi i parë i një ndryshimi" në perceptimet e shoqërisë.

"Ky është hapi i parë i një ndryshimi që po vjen. Shpresoj që kjo pjesëmarrje të shënojë një hap para. Mendoj se bukuria e jashtme është gjithmonë fokusi kryesor, nuk mendoj se është gabim të zgjedhësh një femër të bukur, por ndoshta koncepti i bukurisë duhet të zgjerohet”, tha Rodriguez, një avokate dhe gazetare me profesion, për CNN Español pas konkursit.

Pjesëmarrja e Rodriguez në këtë event bukurie u bë e mundur vetëm pasi Miss Universe ndryshoi rregullat e saj në lidhje me moshën. Deri në vitin 2023, garuesit duhet të ishin midis moshës 18 dhe 28 vjeç, ndërsa që nga viti 2024, nuk ka kufi moshe.

Heqja e kufirit të moshës ishte vetëm një nga një seri ndryshimesh të rregullave që konkursi prezantoi në vitin 2023 në një përpjekje për t'u modernizuar.

Për herë të parë në historinë e saj më shumë se 70-vjeçare, Miss Universe lejoi pjesëmarrjen e grave që janë të martuara ose të divorcuara dhe që kanë lindur ose janë shtatzëna.

"Ishte gjithashtu një grua 40-vjeçare që mori pjesë, një tjetër që është 37. Është sikur kufijtë tashmë po zgjerohen. Kishte gra që janë nëna, gjëra që nuk mendoheshin më parë në Miss Universe”, tha Rodriguez.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024