Shakira vazhdon të jetë në zonën e rrezikut për skandalin e taksave. Spanja ka ngritur një tjetër çështje ndaj këngëtares, pas marrëveshjes së fundit ku iu desh të paguante miliona dollarë.
Pasi zgjidhi çështjen e evazionit fiskal përgjatë viteve 2012-2014 ku Shakira pranoi gjobën prej 27 milionë dollarësh, tashmë prokurorët po ndjekin një rast të vitit 2018.
Sipas El Periodico, artistja ka "depozituar" 7.2 milionë dollarë shtesë në këtë hetim të ri, por nuk është ende e qartë nëse është një marrëveshje e re që ajo të shpëtojë prej akuzave që rëndojnë mbi të.
Gjithsesi, media spanjolle thekson se pagesa nga ana e këngëtares nuk është saktësisht një pranim i fajit.
Nëse kjo rezulton e vërtetë, totali i gjobës së Shakirës arrin në 34 milionë dollarë. Vlera e këngëtares rezulton të jetë 300 milionë. (A2 Televizion)