Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Polemika në Japoni, modelja e lindur në Ukrainë shpallet më e bukura e vendit

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 10:20 | Showbiz

Polemika në Japoni, modelja e lindur në Ukrainë shpallet më

Polemika kanë shpërthyer në Japoni, pasi një modele 26-vjeçare e lindur në Ukrainë u shpall fituese e konkursit të bukurisë.

Carolina Shiino ishte transferuar në moshën 5-vjeçare në Japoni dhe u rrit në qytetin e Nagoya, teksa është vajza e parë e natyralizuar si japoneze që fiton këtë konkurs.

“Kishte shumë barriera raciste dhe ishte shumë sfiduese të pranoheshe si japoneze”, u shpreh bukuroshja në momentin që u kurorëzua më e bukura.

Shumë njerëz e panë fitoren e saj si një "shenjë të kohës", të tjerë thonë se ajo nuk duket aspak si "Miss Japonia". Fakti që Shiino nuk ka prejardhje japoneze ka mërzitur shumë ndjekës në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani