Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Shpërthim i “Oppenheimer” në Oscar, bomba atomike merr 7 çmime, Ema Stone shpallet aktorja më e mirë

Nga Rosalba Bejdo
11 Mars 2024, 06:59 | Showbiz

Shpërthim i “Oppenheimer” në Oscar, bomba atomike merr 7

Bomba atomike shpërthen në ceremoninë e çmimeve Oscar. Oppenheimer, biografia mbi garën për të ndërtuar bombën e parë bërthamore, rrëmbeu plot 7 çmime Oscar, përfshirë atë më prestigjiozin, si filmi më i mirë, teksa Hollivudi kurorëzoi një vit triumfues në industri.

Irlandezi Cillian Murphy u shpall si aktori më i mirë protagonist për rolin e fizikantit teorik J.Robert Oppenheimer, udhëheqësi i përpjekjes amerikane për të krijuar armën që i dha fund Luftës së Dytë Botërore në vitet 40.

Regjisori i filmit, Christopher Nolan, mori statuetën e tij të parë të Akademisë për regjinë më të mirë.

“Filmat janë pak më të vjetër se 100-vjeçarë. Nuk e dimë se ku do të na çojë ky udhëtim i jashtëzakonshëm, por fakti që ju mendoni se unë jam një pjesë e rëndësishme, do të thotë botën për mua”, tha Nolan.

“Në të mirë dhe në të keq, ne të gjithë jetojmë në botën e Oppenheimer, kështu dua t’ia kushtoj Oscarin paqeruajtësve kudo”, tha Cillian Murphy.

Oppenheimer i dha Oscar-in e tij të parë edhe aktorit, Robert Douneyjr, i vlerësuar si aktori më i mirë në rol dytësor.

Sakaq, Ema Stone, rrëmbeu përherë të dytë statuetën më të lakmuar në industri, si aktorja më e mirë protagoniste, për interpretimin në komedinë e zezë, “Poor Thing”. Oscar-in e parë, aktorja e fitoi për muzikalin, La La Land në vitin 2016.

“Oh Zot, kjo është vërtet tronditëse. Zëri im ka ikur, por s’ka gjë. Gratë në këtë skenë, ato që janë kandiduar në këtë kategori janë të gjitha të mrekullueshme, dhe është një nder të ndaj këtë me ju”, tha Stone.

Da Vine Joy Randolph, triumfoi në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, për rolin në The Holdovers.

Barbie, e mbylli mbrëmjen me vetëm një çmim, atë për këngën më të mirë origjinale, të Billi Eilish dhe Finneas O'Connell.

Thirrje për paqe erdhën nga Jonathan Glazer, drama për holokaustin e të cilit, "Zona e interesit” u shpall si filmi më i mirë i huaj. Pasi 2023 u shënjua nga grevat e aktorëve dhe skenaristëve, ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar i dha Hollivudit mundësinë për të festuar dy filmat më të suksesshëm, "Oppenheimer" dhe "Barbie", të cilat arkëtuan një total prej 2.4 miliardë dollarësh në kinema, duk u shndërruar në epiqendër të kulturës pop verën e kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli