Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Siç e ka bërë nëna, John Cena shtang të gjithë në mbrëmjen e çmimeve Oscar

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 12:07 | Showbiz

Siç e ka bërë nëna, John Cena shtang të gjithë

John Cena, i tregoi të gjitha të dielën në mbrëmjen e madhe të çmimeve Oscar. Keçisti i shndërruar në aktor, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur në skenë tërësisht lakuriq, gjatë shpalljes së një prej fituesve.

Prezantuesi i spektaklit, Jimmy Kimmel, nisi të tregonte sesi në vitin 1974 një person hyri në skenë tërësisht lakuriq dhe tha: “A e imagjinoni dot nëse një burrë lakuriq do të vraponte në skenë sot? A nuk do të ishte çmenduri?”.

Nga cepi i skenës, Cena nxori kokën dhe tha se nuk donte ta bënte më skeçin. “Është mbrëmje elegante, duhet të të vijë turp të përmendësh një ide kaq pa shije”, tha Cena. “Nuk bëhet shaka me trupin mashkullor”.

Pasi shkëmbyen disa batuta mbi veshjen që Cena përdor gjatë ndeshjeve në WWE, Cena doli në skenë i mbuluar vetëm nga një zarf i madh. “Veshjet janë shumë të rëndësishme, ndoshta gjëja më e rëndësishme”, tha Cena.

Më pas Kimmel e ndihmoi të mbështillej me një rrobë dhe Cena shpalli Holly Waddington si fituesen e çmimit Oscar për veshjet më të mira në filmin “Poor Things”.

Një burim i tha CNN se Cena dukej sikur ishte tërësisht lakuriq, pasi pjesët intime i kishte të mbuluara, ndërsa zarfi që mbante përpara të jepte idenë se ishte totalisht nudo. Sipas CNN, vendimi ishte marrë për të mos shkelur rregullat e transmetimit televiziv.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë