Simboli i bukurisë së përjetshme, dalin fotot joshëse të kalendarit Pirelli

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 11:54 | Showbiz
Simboli i bukurisë së përjetshme, dalin fotot joshëse

Është bërë një traditë shumëvjeçare ajo e Pirelli për të nxjerrë një kalendar për Vitin e Ri, ku në fokus është bukuria femërore.

Tashmë jemi në atë periudhë të vitit, kur prezantohen disa nga imazhet që do të mbushin faqet e këtij kalendari.

Këtë vit, ylli i kalendarit Pirelli është sërish Naomi Campbell, e cila u bë nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare.Top-modelja është simboli i bukurisë së përjetshme, që të gjithë e kanë zili.

Ky është pseudonimi i dhënë asaj nga Princi Gyasi, fotografi i parë afrikan që krijoi një Kalendar Pirelli, të titulluar "Timeless".

Kalendari 2024 synon gjithashtu të jetë një lidhje midis kulturës evropiane dhe afrikane, me një kast tërësisht nga Gana, vendlindja e Princit Gyasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos