Partnerja e Neymar, Bruna Biancardi së fundmi është bërë nënë e vogëlushes Mavie. Ajo dhe Neymar kishin lajmëruar ardhjen e vajzës së tyre në rrjetet sociale me një lumturi të jashtëzakonshme, por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë.
Futbollisti, i përfshirë vazhdimisht në afera dhe flirtime me femra të tjera, u përpoq t’i qëndronte besnike modeles dhe influencieres, por pa sukses. Thashethemet ishin gjërat më të vështira për t’u tretur për Brunën, e cila vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre.
“Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj që të mos më lidhni më me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë”, ka shpjeguar modelja në një mesazh të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Lojtari nuk ishte i pranishëm në lindjen e vogëlushes, sepse ishte në një fluturim për në Brazil. (A2 Televizion)