Shtëpia e të fejuarës së Neymar, Bruna Biancardi, e cila sapo ka sjellë në jetë një vajzë me yllin brazilian, ka rënë pre e një grabitje të armatosur.
Sipas raportimeve të mediave lokale, influencerja dhe vajza e saj nuk ishin në shtëpi në atë moment, por prindërit e Brunës gjendeshin brenda kur tre persona tentuan të hyjnë në banesën në Sao Paulo.
Banda u largua kur fqinjët thirrën rojet e sigurisë. Më pas, një 20-vjeçar u arrestua për ngjarjen në Cotia.
Në një deklaratë të Departamentit të Sigurisë Publike të Sao Paulos thuhet: "Sipas raportimeve, tre burra të armatosur dyshohet se kanë hyrë në banesë dhe kanë vënë poshtë viktimat, 50 dhe 52 vjeç. Të dyshuarit kanë vjedhur çantat, ora dhe stoli. Në flagrancë u arrestua një 20-vjeçar. Tashmë është identifikuar autori i dytë dhe po punohet për identifikimin e të tretit, si dhe kapjen e tyre”.
Ndërkohë, Biancardi në një postim në Instagram thotë se gjërat materiale janë gjetur dhe e e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe autorët të gjenden. (A2 Televizion)