Milani ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj PSG-së në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” dhe tashmë i ka në dorë fatet e veta për të kaluar fazën e grupeve në Champions League.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat pak mendonin për fazën e mbrojtjes, duke tentuar shpesh në portat kundërshtare. Goli i parë u realizua nga kampionët e Francës me anë të Skriniar në minutën e 9, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Leao barazoi shifrat me një gol të bukur, me roveshatë. Goli që e vulosi ndeshjen në 2-1 për kuqezinjtë u realizua me kokë nga francezi Giroud. Tashmë Dortmundi është në vendin e parë me 7 pikë, PSG i dyti me 6 pikë, Milani 5 pikë dhe Newcastle me 4 pikë.
Në ndeshjet e tjera të së martës, Atletico e Madridit shfryu me 6 gola ndaj Celtic, dhe kryeson Grupin E me tetë pikë, e ndjekur nga Lazio (një pikë më pak) që mori maksimumin e pikëve ndaj Feyenoordit falë golit të Ciro Immobiles.
Me një fitore të thellë 3-0 ndaj Young Boys, Manchester City siguroi kualifikimin për në fazën e ardhshme. (A2 Televizion)