Dinamo ndryshon “shtëpi”, kryeqytetasit largohen nga "Elbasan Arena"

Nga Dea Kozma
7 Nëntor 2023, 15:00 | Futboll

Dinamo ndryshon “shtëpi”, kryeqytetasit largohen nga

Dinamo është gati për të ndryshuar shtëpi. Të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit, kryeqytetasit do t'i luajnë në Niko Dovana.

Blutë kanë zgjedhur Durrësin për të zhvilluar takimet në shtëpi dhe të largohen përfundimisht nga Elbasan Arena. Sipas tyre, qyteti bregdetar, përveçse ka temperatura më të ngrohta, tërheq dhe më shumë njerëzit.

Kjo mund të jetë një shtysë dhe për tifozët e Dinamos që të vijnë dhe më shumë për ta ndjekur nga afër ekipin e zemrës.

Ky ndryshim me shumë gjasa do të zbatohet që në ndeshjen e radhës përballë Erzenit, këtë të dielë, në orën 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos