Vuan Berisha dhe Ismajli, Çuni dhe Ibrahimovic dhurojnë spektakël

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 20:14 | Futboll

Vuan Berisha dhe Ismajli, Çuni dhe Ibrahimovic dhurojnë

Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic kanë bërë një paraqitje spektakolare në sfidën mes Frosinones dhe Empolit në Serie A këtë të hënë.

Çuni, i cili i është bashkuar kombëtares shqiptare dhe Ibrahimovic, që është ende pjesë e Shpresave të Gjermanisë, ishin protagonist absolut përballë Etrit Berishës dhe Ismajlit.

Çuni realizoi një gol të shpejtë pas një gafe të portierit shqiptar në nisjen e ndeshjes, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, sulmuesi gjigant shënoi një kryevepër në pjesën e dytë, teksa e dërgoi topin në rrjetë pas një asisti perfekt nga Ibrahimovic. Më pas, ishte radha e sulmuesit në pronësi të Bayernit që të realizonte edhe ai gol në këtë sfidë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni