Milan buzëqesh para Champions, tri yje kthehen ndaj PSG

Nga Erald Kodhelaj
6 Nëntor 2023, 15:42 | Futboll
Milan buzëqesh para Champions, tri yje kthehen ndaj PSG

Tri lajme pozitive për Milanin dhe trajnerin Pioli, menjëherë pas humbjes me Udinesen. Në prag të supersfidës së të martës ndaj Paris Saint Germain në Champions League, tre lojtarë rikthehen te kuqezinjtë pas lëndimeve.

Ndeshja në San Siro mund të jetë vendimtare në garën për t'u kualifikuar dhe plotësimi i kontingjentit është një arsye për të buzëqeshur. Pulisic, Chukëueze dhe Theo Hernandez i janë bashkuar grupit në stërvitje dhe janë të rikuperuar për sfidën me parizienët.

Lajme pozitive kishte edhe nga Loftus-Cheek, që gjatë fundjavës luajti në minutat e fundit të ndeshjes dhe në kupë pritet të luajë titullar. Gjithsesi, lajmi më i rëndësishëm është ai i Theo Hernandez. Mbrojtësi i krahut kishte probleme në kavilje dhe mbeti jashtë sfidës me Udinese-n, por ndaj PSG do të jetë një prej pikave të forta të ekipit.

Në emergjencën e mungesave te kuqezinjtë, ende nuk është gati Kjaer. Mbrojtësi veteran synon rikthimin për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Leçes. Mes lojtarëve të padisponueshëm janë Sportiello, Kalulu, Pellegrino, Caldara e Bennacer. Edhe Krunic i dëmtuar është zëvendësuar nga Adli.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri