Real Madrid bëri një hap fals në shtëpi, teksa nuk shkoi më shumë sesa një barazim pa gola ndaj Rayo Vallecano.
Në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu” nuk munguan yjet si Bellingham dhe Vinicius, por fati disa herë nuk ishte në anën e tyre.
Në minutën e 66-të të sfidës, brazilani Vinicius arriti të shënoi në portën kundërshtare, por pas rishikimit dhe me sistemin VAR, goli iu anulua për pozicion jashtë loje.
Pas këtij barazimi, kreun e kampionatit e merr e vetme Girona, me 31 pikë, dy më shumë se madrilenët. (A2 Televizion)