Afrojnë ndeshjet e Kombëtares, nisin golat e kuqezinjve, Cikalleshi shënon në Turqi

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 16:17 | Futboll

Afrojnë ndeshjet e Kombëtares, nisin golat e kuqezinjve, Cikalleshi

Teksa po afrojnë edhe dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit të Kombëtares shqiptare, ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor dhe 3 ditë më pas në Air Albania ndaj Ishujve Faroe, futbollistët kuqezinjtë nisin të dërgojnë “mesazhe” për formën e tyre te trajneri Sylvinho.

Sokol Cikalleshi, sulmuesi që e ka thuajse të sigurt një vend në formacionin e kombëtares, ka realizuar gol këtë të diel me skuadrën e tij Konyaspor në Turqi, duke shmangur humbjen në shtëpi ndaj Karagumruk. Sulmuesi shqiptar ktheu në gol me stil “Panenka” një 11-metërsh në minutën e 97 duke e vulosur rezultatin në 1-1.

Megjithatë, kjo ishte pika e parë në 4 ndeshje në shtëpi për skuadrën e Cikalleshit dhe duket se nuk mjaftoi për të ndalur koret e tifozëve për largimin e stafit teknik të skuadrës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi