Fluminense është fituese e Copa Libertadores. Brazilianët mposhtën 2-1 në finale Boca Juniors në një sfidë që dhuroi gjithçka, emocione, spektakël, grintë dhe ritëm për 120 minuta.
Në stadiumin “Maracanà” të Rio de Janeiro, rezultati u zhbllokua nga Cano në minutëne e 36'. Ishte argjentinasi dhe lideri i brazilianëve në këtë kompeticion me 13 gola, ai që realizoi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Megjithatë pavarësisht rasteve dhe presionit të vazhdueshëm nga të dyja skuadrat, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.
Me fillimin e të dytës, Boca Junior u mundua të reagonte dhe kundërpërgjigja erdhi nga mbrojtësi i djathtë Luis Advinkula që vendosi baraspeshën. Një gol që dërgoi në shtesë ndeshjen për të përcaktuar aty fituesin.
Në minutën e 99′, Fluminense rimori avantazhin përmes John Kennedy, që kombinoi me Keno dhe mposhti portierin Romero. Por festimi i tij “zhytur” në turmën e “Maracana” u pasua me të verdhën e dytë dhe përjashtimin.
Marrëzi pati dhe nga Fabra, që goditi Nino me shuplakë dhe doli nga fusha në minutën e 112′. Mes presionit të vazhdueshëm, dhe tensioneve nga të dyja skuadrat, deri në fund rezultati nuk ndryshoi.
Fluminensë bën për vete për herë të parë në histori trofeun e Libertadores ndërsa ekipet braziliane nuk ndalen në këtë kompeticion. Brazili vazhdon të dominojë Kupën me pesë suksese radhazi, gjashtë në shtatë vitet e fundit. (A2 Televizion)