Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e Erik ten Hag triumfoi 0-1 në duelin e luajtur përballë Fulham, në “Craven Cottage”.
Sfida ishte tepër e luftuar, teksa kryesori Brooks nxori 8 herë kartonin e verdhë.
“Djajtë e Kuq” morën 3 pikët falë golit të Bruno Fernandes në minutat shtesë të takimit. Kapiteni gjeti cepin e portës kundërshtare me një goditje të saktë, duke ndezur festën e tifozëve të United.
Me suksesin e sotëm, United është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë, me 18 pikë. (A2 Televizion)