Egnatia, e pandalshme. Fiton me Erzenin dhe ruan kryesimin

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 21:48 | Futboll

Egnatia, e pandalshme. Fiton me Erzenin dhe ruan kryesimin

Egnatia ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra nga Rrogozhina mundi 0-1 Erzenin, në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave”.

Golin e fitores e shënoi Zejnullai, në minutën e 55-të.

Në fund, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangajt, por 9 minutat shtesë nuk prodhuan asnjë ndryshim rezultati.

Me këtë fitore, Egnatia është në vendin e parë me 26 pikë, por ka luajtur dy ndeshje më shumë se Partizani ndjekës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi