Partizani-Vllaznia është supersfida e javës së 12 në Kategorinë Superiore. Dy skuadra të mëdha do të matin forcat në “Arenën e Demave” me synimin e vetëm fitoren.
Të kuqtë po kalojnë një formë të shkëlqyer me 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shkodranët që ende nuk kanë fituar vetëm një ndeshje në 5 takimet e fundit.
Shkodranët duan të dalin sa më parë nga kjo gjendje dhe kthesa sipas trajnerit Qatip Osmani duhet të jetë që këtë sfidë përballë kampionëve në fuqi të Partizanit.
Shqetësime ka për dy nga titullarët e shkodranëve si Esat Mala dhe sulmuesi Bekim Balaj, të cilët nuk janë ende në formën më të mirë dhe nuk dihet nëse do të jenë gati.
Dueli Partizani-Vllaznia do të luhet këtë të hënë në orën 18:00. (A2 Televizion)