Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Skandal në Korçë, tifozët vendas sulmojnë me gurë autobusin e Tiranës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 20:42 | Futboll

Skandal në Korçë, tifozët vendas sulmojnë me

Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët në një barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar këtë të diel në stadiumin e Korçës. Por nëse në fushën e lojës gjithçka ishte korrekte, jashtë saj ka ndodhur një incident fare i pahijshëm.

Pas përfundimit të takimit, autobusi i Tiranës është sulmuar nga tifozët vendas. Mësohet se autobusi është goditur me mjete të forta në momentin kur ishte duke lëvizur nga parkimi drejt zonës ku do të merrte lojtarët bardheblu. Autobusit i është thyer një xham, por fatmirësisht askush nuk është lënduar nga kjo ngjarje.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave përgjegjës për këtë ngjarje.

Ditari A2 CNN