Dëmtimi i Ivan Balliut bën me "dhimbje koke" Sylvinhon, rrezikon grumbullimin me Kombëtaren

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 14:49 | Futboll

Dëmtimi i Ivan Balliut bën me "dhimbje koke" Sylvinhon,

Ivan Balliu ishte mungesa që tërhoqi vëmendjen tek Rayo Vallecano në derbin madrilen me Realin e Madridit. Mbrojtësi 31-vjeçar nuk ishte as në stol në sfidën e së dielës, duke alarmuar edhe në kampin e Shqipërisë para dy ndeshjeve të nëntorit.

Mbrojtësi ka ndjerë shqetësime në gju, diçka që e ka nxitur trajnerin Francisko që ta lërë pushim mbrojtësin, i cili është një titullar i padiskutueshëm në ekipin nga Vallecas. Balliu do të kryejë disa ekzaminime për të përcaktuar shkakun e dëmtimit, por dhe periudhën e riaftësimit.

Fakti që bëhet fjalë për një dëmtim në gju mund të rrezikojë dhe grumbullimin me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. 31-vjeçari numëron 10 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë që nga viti 2017, teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Sylvinhos në këtë edicion kualifikuesesh, ndonëse ka luajtur në vetëm 1 ndeshje.

Trajneri brazilian i Shqipërisë pritet që këtë javë të prezantojë listën e lojtarëve që do të thërrasë në grumbullimin që do të nisë që në datën 12 nëntor në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi