Sherr e kartona të kuq, tensione në ndeshjen Pogradeci-Butrinti, sulmohet arbitri kryesor

Nga Artin Halili
6 Nëntor 2023, 14:11 | Futboll

Java e 6-të e kampionatit të kategorisë së dytë në futboll është shoqëruar me tension dhe dy kartonë të kuq në ndeshjen Pogradeci - Butrinti.

Gjithçka ka ndodhur kur luhej minuta e 11-të e kësaj ndeshjeje dhe futbollisti Jaupaj ka pretenduar për një ndërhyrje të parregullt nga një futbollist i Pogradecit, por gjyqtari i ndeshjes, Egli Spahiu, ka pasur tjetër mendim dhe ka vazhduar lojën.

Kaq ka mjaftuar dhe futbollisti sarandjot sipas gjyqtarit nuk ka kursyer të sharat ndaj tij. Në rrethana të tilla, gjyqtari i ndeshjes ka nxjerrë kartonin e kuq, por është rrethuar nga futbollistët e Butrintit, por dhe ata të stolit, trajnerit dhe zyrtarët e klubit për të mos e lejuar për të kryer veprimin.

Loja është ndërprerë për më shumë se 8 minuta pasi futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubit janë marrë gjatë me gjyqtarin e ndeshjes Egli Spahiu. Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të Fshf për të rikthyer e njëherë tjetër normalitetin që loja të vijonte normalisht.

Me karton të kuq është nxjerrë nga pankina dhe një zyrtar i klubit. I gjithë ky vjen dhe për shkak se pogradecarët dhe sarandjotët kërkojnë kalimin direkt në kategorinë e parë.

A2 CNN Livestream

A2 Business