Kapiteni i Fiorentinës merr lopatën për të pastruar baltën nga rrugët e përmbytura

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 21:02 | Futboll

Kapiteni i Fiorentinës merr lopatën për të pastruar

Jo vetëm tifozët vjollcë të “Curva Fiesole”, por edhe kapiteni i Fiorentinës Cristiano Biraghi ka përveshur mëngët, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet në këtë rajon.

Kapiteni vjollcë është fotografuar në Campi Bisenzio pas disfatës së Fiores ndaj Juventusit, duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve të përmbytur në komunën toskane.

Kapiteni i Fiorentinës merr lopatën për të pastruar

Biraghi shihet i veshur me çizme dhe doreza, duke marrë lopatën në duar për të hequr baltën. Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe të gjithë e kanë vlerësuar aktin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos