Neymar është bërë baba për herë të dytë. Të shtunën në mbrëmje, ai mirëpriti në jetë, vajzën e tij me modelen Bruna Biancardi. Dyshja kanë vendosur që ta quajnë vogëlushen Mavie, teksa nuk i kanë kursyer edhe fjalët e ëmbla.
“Mavie jonë mbërriti për të plotësuar jetën tonë”, ka shkruar Neymar në portugalisht. “Mirë se erdhe bijë! Tashmë je shumë e dashur për ne.. faleminderit që na zgjodhe”, shtoi futbollisti.
Neymar dhe Biancardi njoftuan shtatzëninë në prill me një postim special në Instagram. 31-vjeçari ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas. (A2 Televizion)