Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

U nda nga bashkëshorti, Ariana Grande nis bashkëjetesën me të dashurin e ri

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 20:28 | Showbiz

Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë.

Çifti vendosën që të jetojnë në Nju Jork, ndërsa “US Weekly”, duke cituar burime pranë çiftit, raporton se Ethan Slater tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re.

“Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në Nju Jork.”

“Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë”, vazhdoi i njëjti burim.

Çifti u njohën në xhirimet e “Wicked” në Londër, ndërsa lidhja e tyre u bë e njohur së fundmi.

Të dy ishin në martesa, të cilat përfunduan pasi kishin probleme prej kohësh. Ariana Grande së fundmi bëri kërkesë për divorc nga Dalton Gomez, kurse Ethan Slater që bëri të njëjtën gjë me ish-bashkëshorten.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli