Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Ish-kryeministrja e Finlandës shfaqet si asnjëherë më parë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 18:55 | Showbiz
Ish-kryeministrja e Finlandës shfaqet si asnjëherë më

Ajo ishte kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën si udhëheqëse e Finlandës në vitin 2019. Bëhet fjalë për Sana Marin.

Ajo arriti të nxjerrë në pah Finlandën si një vend i fortë, i qëndrueshëm, por tani gjithçka është në të kaluarën, pasi ajo e ka lënë politikën dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj.

Pak muaj më parë, ajo njoftoi se po ndahej nga partneri i saj 19-vjeçar, me të cilin ishin martuar gjatë pandemisë. Pasi ka ndryshuar karrierën dhe jetën personale, Sana Marin po shijon një fazë të re, e cila lidhet më shumë me modën. Së fundmi, 37-vjeçarja udhëtoi drejt Parisit për të qenë në sfilatën e Victoria Beckham, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm si Kim Kardashian, Pamela Anderson dhe Eva Longoria.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu