Hemorragji të brendshme, Fedez lë spitalin, fotoja e ëmbël që poston me familjen

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 08:49 | Showbiz
Hemorragji të brendshme, Fedez lë spitalin, fotoja e ëmbël

Bashkëshorti i Chiara Ferragnit, Fedez, është shtruar për disa ditë në spital për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor.

Muzikanti 33-vjeçar ndodhej në spitalin “Fatebenefratelli Sacco” në Milano, pasi më 28 shtator iu nënshtrua një endoskopie urgjente për shkak të dy ulçerave që shkaktuan gjakderdhje të brendshme, siç bën të ditur ai në një postim.

Influencuesja italiane u largua me nxitim nga Parisi, ku ndodhej për Javën e Modës, për t’i qëndruar pranë bashkëshortit të saj. Fedez duket se është duke u rikuperuar pasi më në fund ka dalë nga spitali.

Fotoja që ai postoi tregon duart e tij (duke mbajtur ende byzylykun nga spitali), bashkëshorten, 2 fëmijët dhe qeni i tyre ku shkruan: “Më në fund në shtëpi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos