Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 93%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 7%
  • Lodhja fizike 0%

Bie Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk mund të aksesojnë llogaritë e tyre

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 16:32 | Teknologji

Bie Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk mund të aksesojnë

Facebook dhe Instagram kanë reshtur së funksionuari pasditen e së martës. Përdoruesit raportojnë probleme me aksesin në llogaritë e tyre.

Deri më tani, përdoruesit që kanë qenë të loguar janë nxjerrë nga llogaritë e tyre, ndërsa të tjerë që kanë tentuar të logohen në llogaritë e tyre, e kanë pasur të pamundur. Kjo sa i përket Facebook-ut, ndërsa Instagrami, thjesht ka reshtur së funksionuari.

Deri më tani, vetëm WhatsApp, i cili po ashtu është në pronësi të kopmpanisë Meta, vijon të funksionojë normalisht.  Nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga kompania se cili është problemi që ka shkaktuar "black out-in" në platformat e saj. 

Siç ndodh kryesisht në këto raste, përdoruesit e platformave të Meta, po komentojnë rreth problemeve në “X’, e Elon Musk.

Probleme janë raportuar edhe me Messenger-in. Ndërsa, në momentin që hap Instagramin, në ekran shfaqet mesazhi, “An error occurred and the page could not be loaded."

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli