E ngarkuar me materiale nga ana e largët e hënës, sonda hapësinore e Kinës nis kthimin drejt shtëpisë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 12:18 | Teknologji

E ngarkuar me materiale nga ana e largët e hënës, sonda

Sonda hënore e Kinës Chang’e-6 u nis nga ana e largët e hënës të martën, duke bërë kështu një hap më pranë përmbylljes së një misioni ambicioz që nënvizon pozicionin e vendit si një superfuqi hapësinore.

Në një lëvizje simbolike, pak përpara se të nisej, Kina u bë po ashtu vendi i parë që shpalos flamurin e saj kombëtar në atë që quhet si “ana e errët” e hënës, pasi gjithmonë ndodhet në anën e kundërt me Tokën.

Sonda, e cila pritet të sjellë në Tokë shkëmbinjtë e parë të mbledhur nga sipërfaqa e hënës, u fut në orbitën hënore, herët të martën me orën Pekinit. Nisja u bë pasi dy ditë më parë, sonda mblodhi me sukses disa mostra nga sateliti ynë natyror, sipas një deklarate nga Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës.

Rruga e kthimit në Tokë pritet që të zgjasë rreth tri javë, dhe ulja pritet që të bëhet në rajonin e Mongolisë së Brendshme, rreth 25 qershorit.

E ngarkuar me materiale nga ana e largët e hënës, sonda

Sjellja e kampionëve nga hëna në Tokë do t’i jepte Kinës një avantazh në shfrytëzimin e përfitimeve strategjike dhe shkencore të eksplorimit të zgjeruar hënor, një fushë gjithnjë e më konkurruese që ka kontribuar në atë që shefi i NASA-s, Bill Nelson, e quan një "garë të re hapësinore".

Kjo është hera e dytë që Kina sjell mostra nga hëna. Chang’e-5 ka sjellë në Tokë, guralecë nga pjesa e dukshme e hënës në vitin 2020.

Në fillim të këtij viti, Nelson dukej se e avancimin e Kinës dhe se shqetësimet rreth synimeve të saj – po nxisnin SHBA-në që t’i rikthehej në hënë, dekada pas misionit të saj me ekuipazh, Apollo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos